Prishtinë, më 5 korrik 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim udhëheqësen e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren znj. Heleni Vakali.

Myftiu Tërnava e njohu mysafiren me historikun, punët dhe aktivitetet që i zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai tha se BIK-u vazhdimisht ka luajtur një rol kyç në mbarëvajtjen e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend. Myftiu Tërnava kërkoi nga ambasadorja Vakali një angazhim më permanent për njohjen sa më parë të pavarësisë së Kosovës nga shteti i Greqisë.

Nga ana e saj, ambasadorja znj. Vakali, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për angazhimin e tij dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës që në Kosovë të mbretërojë një frymë paqeje e harmonie ndërmjet qytetarëve të vendit pa dallim feje a kombësie. Meqë jemi në prag të festës së Kurban-Bajramit, ambasadorja Vakali uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …