Prishtinë, 18 qershor 2021 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim shefin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin z. Michael Davenport.

Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi mirëseardhje dhe njëherësh ia uroi postin si shef i ri i misionit të OSBE-së në Kosovë. Ai më pas njohu ambasadorin Davenport me punën e Bashkësisë Islame dhe institucioneve të saja si dhe me organizimin e jetës fetare në Kosovë.

Myftiu Tërnava po ashtu çmoi dhe vlerësoi lart bashkëpunimin me OSBE-në përgjatë viteve në realizimin e shumë projekteve e sidomos në fushën e dialogut ndër fetar në Kosovë.

Nga ana e tij, ambasadori Michael Davenport, falënderoi Myftiun për pritjen dhe potencoi edhe njëherë rolin efikas që ka luajtur Myftiu Tërnava dhe BIK-u për bashkëjetesën dhe tolerancën, duke veçuar bashkëpunimin shumë të mirë me OSBE-në. Ai po ashtu tha se rruga e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve edhe më do të thellohet në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…