Prishtinë, 20 maj 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu. Myftiu Tërnava njohu ambasadorin Braathu me angazhimin dhe rolin e organeve të Bashkësisë Islame të Kosovës që kanë luajtur në përballje me pandeminë globale të COVID-19 si dhe bashkëpunimin që kanë pasur me institucionet shtetërore në luftimin e kësaj sëmundje ngjitëse në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë dhe më me pak pasoja. Myftiu Tërnava po ashtu çmoi edhe raportet shumë të mira që kanë me OSBE-në, sidomos në fushën e dialogut ndërfetar në Kosovë.

Nga ana e tij, ambasadori Jan Braathu, falënderoi Myftiun për pritjen dhe e uroi Myftiun dhe të gjithë besimtarët që edhe këto ditë të mbetura të Ramazanit t’i kalojnë sa më lehtë dhe njëherit uroi për festën e Fitër Bajramit.

Ai po ashtu vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës që kanë dhënë në luftimin dhe masat që ka ndërmarr për parandalimin e COVID-19. Ai po ashtu veçoi punën dhe humanizmin e treguar nga Shoqata ‘Bereqeti” gjatë këtij muaji duke ndihmuar me pako ushqimore e higjienike me mijëra e mijëra familje skamnore dhe për këtë meriton një falënderim të veçantë.

Ai në fund tha se bashkëpunimi me BIRK-un do të vazhdojë edhe më tutje në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…