Prishtinë, më 16 shtator 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, znj. Mary Ann Hennessey, e cila shoqërohej nga zëvendësi i saj, z. Tankut Soykan

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje znj. Hennessey në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas i dëshiroi asaj punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e saj. Ai më pas shfrytëzoi rastin që ta njoh mysafiren me punët, angazhimin dhe rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet besimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës. Myftiu tha se Bashkësia Islame e Kosovës gjithnjë ka luajtur një rol konstruktiv për mirëqenien e besimtarëve në Kosovë.

Nga ana e saj, znj. Hennessey, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për gatishmërinë e tij që të kontribuojë për një tolerancë dhe bashkëjetesë ndërmjet besimeve të ndryshme në Kosovë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…