Prishtinë, më 9 tetor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh.

Gjatë këtij takimi u diskutua për format dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe UNMIK-ut në fushën e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend. Myftiu Tërnava me këtë rast tha se ndonëse Kosova është një vend i vogël, për botën mbetet një shembull i harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare. Ai tha se si institucion mbesim të përkushtuar për zhvillimin dhe kultivimin edhe të mëtutjeshëm të këtyre vlerave, të cilat e karakterizojnë popullin tonë.

Nga ana e saj, znj. Ziadeh, vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës për kultivimin e dialogut ndërfetar e ndëretnik, si dhe për promovimin e vlerave të tolerancës dhe të bashkëjetesës në Kosovë. Ajo tha se këto vlera duhen ruajtur dhe duhen përcjellë edhe te gjenerata e reja.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…