Prishtinë, më 29 janar 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit “Nexhmedin Erbakan” të Konjës, prof. dr. Cem Zorlu.

Gjatë këtij takimi u diskutua për format dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Universitetit “Nexhmedin Erbakan”.

Myftiu Tërnava theksoi me këtë rast rëndësinë e promovimit të arsimit të lartë dhe shkëmbimin e dijes, si mundësi për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën akademike. Ai falënderoi rektorin dr. Zorlu për mbështetjen dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e arsimit dhe avancimin e studentëve tanë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Filloi shpërndarja e mbi tetë mijë pakove ushqimore për familjet nevojtare

Prishtinë, më 18 shkurt 2025   Më shumë se tetë mijë pako ushqimore dhe nga një thes …