Prishtinë, më 7 prill 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të Bashkësisë Fetare të Maqedonisë së Veriut, të prirë nga reisi Shaqir ef.Fetai.
Qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve fetare për çështje e projektet e përbashkëta, të cilat janë me interes për të dyja institucionet dhe besimtarëve shqiptarë.

Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje reisit dhe e përgëzoi për angazhimin e kësaj bashkësie që bën në organizimin e jetës fetare në Maqedoninë e Veriut.
Ai po ashtu e cilësoi këtë vizitë si tejet të rëndëshshme, qëllimi i së cilës është të arihet synimi i përbashkët përhapja e fjalës së Zotit.

Nga ana tjetër, reisi Shaqir ef. Fetai, në emër të besimtarëve të Maqedonisë së Veriut e uroi Myftiun Tërnava dhe Bashkësisnë Islame të Kosovës për muajin Ramazan, duke e falënderuar njëkohësisht për bashkëpunimet e frytshme që po realizohen në mes dy bashkësive fetare.

Ai tha se vizitat mes dy bashkësive janë të domosdoshme, duke marrë parasysh se jemi një komb me një traditë e histori. Edhe këtë vizitë ai e cilësoi si tejet të rëndësishme.

Reisi Shaqir ef. Fetai po ashtu tregoi për organizimin e jetës fetare në Maqedoninë e Veriut dhe angazhimet e programet që realizohen për muajin Ramazan.

Myftiu Naim ef. Tërnava dhe reisi Shaqir ef. Fetai biseduan gjerësisht për projekte madhore e bashkëpunime të thella në mes institucioneve përkatëse. Ata trajtuan edhe çështje të tjera të ndjeshme, si migrimi i popullatës në vende të ndryshme të botës, për të cilën ndihen të shqetësuar, andaj në këtë aspekt u morën vesh që të angazhohen për sensibilizimin e popullatës që të qëndrojnë në vendin e tyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…