Prishtinë, më 1 nëntor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim përkthyesit e veprës “Në kërkim të identitetit”, të autorit Anvar al Sadat, Ejup ef. Ramadanin dhe Resul ef. Rexhepin.

Myftiu Tërnava përgëzoi përkthyesit për përkthimin e kësaj vepre, e cila hedh dritë mbi jetën dhe veprimtarinë e ish-presidentit të Egjiptit, Anvar al Sadatiu. Myftiu iu dëshiroi shëndet përkthyesve, duke kërkuar nga ta që të vazhdojnë edhe më tej me përkthimin e veprave me rëndësi, por edhe hartimin e veprave autoriale.

Nga ana e tyre, përkthyesit Rexhepi dhe Ramadani, falënderuan Myftiun Tërnava dhe Shtëpinë Botuese “Dituria Islame” për botimin e kësaj vepre.

PS. Veprën “Në kërkim të identitetit” të autorit Anvar al Sadat, mund ta gjeni në librarinë “Dituria Islame”, e cila gjendet pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…