Prishtinë, më 14 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë së shqiptarëve në Londër, Zymer ef. Salihun, i cili shoqërohej nga Orhan Ramaxhiku, arkëtar në këtë xhami, si dhe nga Amir Qadari, drejtor për marrëdhënie për jashtë në shoqatën “Davetul Islam” në Londër.

Myftiu Tërnava fillimisht iu uroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i njohu ata me punët dhe zhvillimet në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e diasporës shqiptare në mbarëvajtjen e jetës fetare në Diasporë. Ai tha se si institucion mbesim të përkushtuar që të vazhdojmë bashkëpunimin me qendrat e diasporës, si dhe jemi të gatshëm që t’i përkrahim këto qendra me gjithë potencialin dhe kapacitetet që kemi.

Nga ana e tij, imami Zymer ef. Salihu, fillimisht e uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në udhëheqjen e këtij institucioni, e më pas e falënderoi atë për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur, duke shprehur kështu gatishmërinë e tij për një bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë dhe fushat ku mund të japë kontribut qendra islame shqiptare në Londër.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…