Prishtinë, 20 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim përfaqësuesit e Bankës Islame për Zhvillim, z. Atiq Ahmad dhe z. Ahsanul Kibria.
Myftiu Tërnava fillimisht iu uroi mirëseardhje dhe shprehu falënderimet e sinqerta për vizitën, e më pas i njohu ata me funksionimin dhe punët e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai falënderoi përfaqësuesit e bankës për bashkëpunimin e deritanishëm dhe kërkoi nga ta që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.
Nga ana e tij, z. Atiq Ahmad, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin të më tutjeshëm. Ai gjithashtu uroi Myftiun Tërnava për mandatin e ri në krye të institucionit të BIRK-ut, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.