Prishtinë, 22 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim përfaqësuesin rajonal të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me seli në Sarajevë z. Klement Mahmud. Myftiu Tërnava e falënderoi z. Mahmud për vizitën dhe për bashkëpunimin institucional ndër vitesh me zyrën e Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Kosovë.
Ndërkaq, z. Klemen Mahmud, e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për bashkëpunim në çështje të rëndësishme në fushën humanitare, si dhe e uroi atë për mandatin e ri në krye të BIRK-ut, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme.