Prishtinë, 4 korrik 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim përfaqësuesin e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi z.Ibrahim el Alevi.
Myftiu Tërnava nga ana e tij falënderoi z. Alevi dhe shtetin e EBA-së të cilët ndihmuan popullin e Kosovës në momentet më të vështira të historisë dhe që po vazhdojnë të ndihmojnë.
Poashtu myftiu Tërnava shprehu falënderimin edhe për bashkëpunimin mes dy institucioneve në realizimin e projekteve të Ramazanit 2017, si, organizimin e iftareve, shpërndarjen e hurmave dhe ndihmave tjera që janë shpërndarë për të varfrit dhe kategorive nevojtare të shoqërisë.

Nga ana e tij përfaqësuesin e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi z.Ibrahim el Alevi falënderoi BIRK-në dhe myftiun Tërnava për bashkëpunimin tepër të sinqertë në të mirë të dy vendeve dhe premtoi se në të ardhmen do të realizohen edhe shumë projekte në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…