Prishtinë, më 25 shtator 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një grup studentësh bursistë të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët studiojnë në universitetin prestigjioz “Al Azhar” në Kajro të Egjiptit dhe në Fakultetin e Fikhut Hanefi në Aman të Jordanisë.

Myftiu Tërnava fillimisht iu uroi mirëseardhje në Bashkësinë Islame të Kosovës, duke ua kujtuar atyre se ky institucion është edhe shtëpia e tyre dhe pret që në të ardhmen ata të kthehen aty dhe të japin kontributin e tyre në fusha dhe lëmi të ndryshme.

Ai më pas përgëzoi studentët për angazhimin e tyre në studime, gjithnjë duke ua rikujtuar porositë dhe mësimet e Allahut dhe të Pejgamberit a.s., të cilat flasin për kërkuesit e diturisë.

Gjatë këtij takimi, studentët e njohën Myftiun me të arriturat e tyre gjatë studimeve, e njëkohësisht falënderuan atë për gatishmërinë e tij dhe të institucionin të Bashkësisë Islame të Kosovës që çdoherë të jenë pranë tyre në ndihmë sa herë që është kërkuar një gjë e tillë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Drejtori Simnica vizitoi Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës

Prishtinë, më 24 shtator 2024 Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë …