Prishtinë, më 11 tetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një grup imamësh nga Myftinia e Beratit, të cilët udhëhiqeshin nga zëvendësmyftiu i Beratit, Bilbil ef. Talla. Në shoqëri të tyre ishte edhe aktivisti e autori i njohur, Burhanudin ef. Fili.

Myftiu Tërnava i njohu imamët e Beratit me aktivitetet e institucionit të Bashkësisë Islame, si dhe me rolin dhe kontributin që ka ky institucion në mbarëvajtjen e jetës fetare në Kosovë. Ai tha se si institucion kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me të gjitha institucionet e vendit, por edhe me institucionet simotra në Shqipëri dhe Maqedoni. Ai i inkurajoi imamët që të vazhdojnë kontributin e tyre për mirëqenien e besimtarëve, duke theksuar se këtë e kemi amanet nga i Madhi Zot.

Nga ana e tyre, në emër të Myftinisë së Beratit, zëvendësmyftiu Talla, e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe më pas e njohu atë me veprimtarinë e Myftinisë dhe për aktivitetet që zhvillon ajo.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…