Prishtinë, 25 shkurt 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim një delegacion të shoqatës “El Nexhat Hajrije”, të kryesuar nga dr. Xhabir el Vandah, zëvendësdrejtor në këtë organizatë dhe anëtar në Kryesinë e “El Xhemilje el kuvejtije lil igathe” dhe prof. Abdallah Salim el Ubejdeli, mbikëqyrës i projekteve të shoqatës “El Nexhat Hajrije”.

Myftiu Tërnava fillimisht iu dëshiroi mirëseardhje, e më pas i falënderoi për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Kuvajtit për Kosovën. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton, që edhe më tej të ketë bashkëpunim në të mirë të të gjithëve.

Ndërkaq, mysafirët, shprehën falënderime për mikpritjen, si dhe premtuan se edhe më tutje do të ketë bashkëpunim dhe përkrahje për popullin e Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Përfundoi aksioni i shpërndarjes së mishit të kurbanit

Prishtinë, më 10 korrik 2024 Rreth 20 mijë kurbane janë therur dhe janë shpërndarë nga Bas…