Prishtinë, më 24 tetor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim një delegacion nga RIJASET-i i Bosnje dhe Hercegovinës, i përbërë nga Muhamed Jugo, Azra Efendic-Eminovic, dr. Zilha Mastalic-Koshuta dhe imami Mevludin Hrnjica, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, me rastin e organizimit të ekspozitës me fotografi për gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Myftiu Tërnava fillimisht iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas diskutoi për punët dhe angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai tha se për ne si Bashkësi Islame ka qenë një emocion i veçantë që ta organizojmë një ekspozitë të tillë, ngase përjetime të tilla kemi përjetuar edhe ne si popull gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Delegacioni boshnjak falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për organizimin e ekspozitës me fotografi për gjenocidin në Srebrenicë, në vitin 1995.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…