Prishtinë, më 11 tetor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një delegacion nga Ministria e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, i cili përbëhej nga dr. Muhamed al Shihri, zyrtari Ahmed al Shumeri dhe përfaqësuesi i Ambasadës Saudite në Tiranë, Najef al Humejdi.

Fillimisht Myftiu Tërnava iu uroi mirëseardhje në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas shprehu mirënjohjen e thellë të tij dhe të institucionit që ai drejton për Ministrinë e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, si dhe për shtetin e Arabisë Saudite për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për vazhdimin e trajnimeve me imamët e Kosovës, që vije si marrëveshje e përbashkët ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite. Si rezultat i kësaj marrëveshje në tetor të vitit 2022 është mbajtur cikli i parë i trajnimeve, ndërsa nesër dhe pasnesër, në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, do të mbahet cikli i dytë i këtyre trajnimeve, ku dr. Muhamed al Shihri, do të mbajë ligjëratë nga libri “Perla koncize të virtyteve të fesë islame”.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…