Prishtinë, më 14 nëntor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, të kryesuar nga shefi i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë, z. Kadir Kantekin.

Kjo vizitë erdhi si rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve, ku me këtë rast u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi për mobilimin e Medresesë së Vogël dhe ndërtesës së konviktit në qytetin e Gjakovës.

Myftiu Tërnava falënderoi z. Kantekin dhe nëpërmes tij tërë Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur deri më tani me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke veçuar kështu restaurimin e shumë xhamive me rëndësi për trashëgiminë kulturore dhe fetare në tërë territorin e Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, z. Kantekin, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për bashkëpunimin e treguar ndër vite me Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve. Ai tha se mbesim të përkushtuar që edhe më tej të vazhdojmë të punojmë së bashku në të gjitha fushat që mund të kontribuojmë si institucione.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…