Prishtinë, 13 mars 2020

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur sot në takim Ministrin e Shëndetësisë në Republikën Kosovës, Arben Vitinë, ku temë diskutimi ka qenë parandalimi i pandemisë globale COVID-19 apo të njohur si Koronavirusi.
Gjatë këtij takimi, Myftiu i Kosovës, ka shprehur mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame të Kosovës, ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.
Tërnava ka falënderuar Zotin që deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të tillë, ndërsa është lutur që në Kosovë të mos shënohet asnjë rast i Koronavirusit. Ai ka kërkuar që masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës të respektohen në maksimum nga të gjithë qytetarët.
Më tutje, Tërnava ka njoftuar se gjatë ditës së sotme hytbja e xhumasë, do të mbahet në periudhë sa më të shkurt kohore dhe jo më të gjatë se 10 minuta. Po ashtu, Myftiu i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme me qëllim që të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme të parandalimit të Koronavirusit.
Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Kosovës, Arben Vitia, pas takimit me Myftiun Tërnava, ka potencuar se është i angazhuar që me të gjitha komunitetet fetare të ndërmerren hapat e nevojshme të parandalimit të përhapjes së Koronavirusit.
Ai ka thënë se përkundër se në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i infektuar me COVID-19, është e domosdoshme që të ndërmerren hapat e nevojshëm që kjo epidemi të mos përhapet.
Ministri, po ashtu ka bërë të ditur se në Kosovë janë disa persona të cilëve u është marra mostra e analizave për shkak të dyshimit se mund të jenë të infektuar, por që asnjë person në vendin tonë nuk ka rezultuar të jetë i infektuar me Koronavirus.

Për më shumë ndiqeni kronikën e plotë
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …