Prishtinë, më 25 korrik 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, z. Mehmet Nuri Ersoy, i cili shoqërohej nga kryetari i DIJANET-it të Turqisë, dr. Ali Erbash dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Vakëfeve të Turqisë, z. Sinan Aksoy.

Myftiu Tërnava fillimisht u uroi mirëseardhje mysafirëve në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas, përmes tyre shprehu falënderimet e tij dhe të institucionit që ai drejton për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që kanë me Bashkësinë Islame të Kosovës, në realizimin e projekteve me rëndësi te trashegimise kulturore e fetare  të  Kosovës. Ai tha se DIJANET-i dhe Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve kanë kontribuuar jashtëzakonisht shumë në restaurimin e objekteve të trashëgimisë fetare në Kosovë.

Në anën tjetër, ministri Mehmet Nuri Ersoy, shprehu gatishmërinë e plotë për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme kulturore e fetare me interes për dy popujt dhe për të krijuar ura të reja bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe institucionet e tjera të Kosovës.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ish-sekretarin e OBI-së, z. Ekmeledin Ihsanoglu

Prishtinë, më 17 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…