Prishtinë, 15 maj 2018

Kryetari Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti në takim Mehmet Zenginin, inspektor në Diyanetin e Turqisë. Në këtë takim Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me përgatitjet e BIK-ut për pritjen sa më mirë të muajit të bekuar të Ramazanit dhe falënderoi Diyanetin e Turqisë, qeverinë dhe presidentin turk për ndihmën që po i japin popullit të Kosovës.

Nga ana e tij, mysafiri falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe shprehu konsideratën për punën dhe angazhimin e BIK-ut për organizimin dhe mbarëvajtjen e jetës fetare në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…