Prishtinë, 12 prill 2021

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Enver Hoxhaj.

Me këtë rast Myftiu Tërnava falënderoi z. Hoxhajn për vizitën dhe për urimin e muajit të bekuar Ramazan, dhe më pas e njohu mysafirin me aktivitetet dhe angazhimet që ka bërë BIK-u në organizimin e jetës fetare në vend, si dhe masat që janë marrë në respektimin e protokollit kundër përhapjen së pandemisë COVID-19.

“Biseduam po ashtu edhe për gjendjen aktuale që mbretëron në vend sa i përket pandemisë Covid-19, si dhe për mundësi e tjera të bashkëpunimi në dobi të qytetarëve tanë dhe shfrytëzoj rastin që në emër të BIK-ut ta falënderojë për vizitën dhe lusim Zotin që bashkërisht me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit të na falë shëndet, mirëqenie në Kosovë, të gjithë vëllezërve e motrave tona  në trojet etnike tona si dhe në mërgatën e largët”- tha mes tjerash Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Enver Hoxhaj falënderoi Myftiun për mikpritjen dhe uroi atë dhe besimtarët për fillimin e muajit të bekuar Ramazan.

Ai po ashtu çmoi kontributin dhe angazhimin e institucionit të BIK-ut në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova deri më tani si dhe përkushtimin e vazhdueshëm që Kosova të jetë vend i paqes, sigurisë, tolerancës dhe mirëkuptimin në mes komunitete fetare që jetojnë në Kosovë.

“Për mua ishte kënaqësi e veçantë të takoi Myftiun Tërnava dhe në emër të PDK-së, t’i uroj Myftiut dhe të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë muajin e bekuar të Ramazanit. Zoti e pranoftë agjërimin dhe ju dëshiroj agjërim të lehtë. Ky është një muaj i sakrificës, reflektimit dhe i përkushtimit ndaj Zotit”- tha Hoxhaj, duke shtuar se në këtë takim biseduam edhe për tema të tjera dhe ndër çështjet e rëndësishme ishte çështja e pandemisë dhe kjo pandemi e bënë më të vështirë funksionimin e çdo familje dhe shpresojmë që qytetarët tanë do t’i respektojnë masat e pandemisë, meqë shëndeti i tyre është më i rëndësishëm dhe shpresojmë që kjo temë do të marrë drejtimin e duhur përmes menaxhimit të mirë që pritet të ndodh nga Qeveria e Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…