Prishtinë, më 23 prill 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), z. Serkan Kayalar.

Myftiu Tërnava e falënderoi z. Kayalar për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka TIKA me Bashkësinë Islame të Kosovës në realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme për Bashkësinë Islame, sidomos në fushën e arsimit dhe të trashëgimisë kulturore.

Nga ana e tij, kryetari i TIKA-s, z. Serkan Kayalar, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për bashkëpunimin, si dhe theksoi përkushtimin e tij dhe të institucionit që ai drejton për thellimin e këtij bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…