Prishtinë, më 8 shkurt 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Në fokus të këtij takimi qe diskutimi për projektet e përbashkëta ndërmjet dy institucioneve gjegjëse, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të Prishtinës.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Rama për bashkëpunimin e deritanishëm me BIK-un dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për një vazhdimësi të mëtejme të këtij bashkëpunimi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…