Prishtinë, më 28 gusht 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit të Rajonit të Gorës, Munafis ef. Hoxhën.

Gjatë këtij takimi Myftiu Tërnava u njoh për së afërmi me punët, angazhimet dhe aktivitetet që po zhvillon Këshilli i Rajonit të Gorës, për të cilat ai ofroi mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që ta përgëzojë kryetarin Hoxha dhe imamët e këtij Këshilli për punën dhe angazhimet e tyre dhënë për besimtarët atje, duke u kërkuar që një gjë të tillë ta vazhdojnë edhe në të ardhmen, gjithnjë duke ua kujtuar këtë si një amanet që e kemi marrë mbi supet tona, atë të transmetimit të porosive të Zotit dhe të të Dërguarit të tij.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…