Prishtinë, 15 qershor 2020

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut, Fidaim ef. Fazliun, i cili shoqërohej nga kryeimami i këtij këshilli Fahri ef. Lika.

Myftiu Tërnava falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Kaçanikut për punën që ka bërë gjatë periudhës së pandemisë e në veçanti për kontributin dhe angazhimin në aksionin “Sofra e Ramazanit”.


Nga ana e tij, kryetari Fidaim ef. Fazliu e njohu Myftiun me punën e Këshillit në Kaçanik, me organizimin e jetës fetare, si dhe me vështirësitë e planet e Këshillit, për një të ardhme sa më të mirë të të gjithë besimtarëve myslimanë në komunën e Kaçanikut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…