Prishtinë, më 12 nëntor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim imamin e Bashkësisë Islame Shqiptare “Asr”, Xhelal ef. Kaloshin.

Gjatë këtij takimi u diskutua për format dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe qendrave islame shqiptare në diasporë, më konkretisht me Bashkësinë Islame Shqiptare “Asr”.

Myftiu Tërnava tha ndër të tjera se Bashkësia Islame e Kosovës ka për synim ruajtjen dhe forcimin e raporteve ndërmjet institucionit dhe qendrave islame shqiptare në diasporë.

Imami Kaloshi shprehu falënderimet e tij për Myftiun Tërnava dhe për institucionin e BIK-ut për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për qendrat islame në diasporë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…