Prishtinë, 10 janar 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim bartësin e shkollës së hifzit të Kuranit në Këshillin e BI të Preshevës, hafëz Orhan Ademin. Hafëz Orhani e njohu Myftiun me ecurinë e punës së nxënies përmendsh të Kuranit fisnik nga grup moshat e ndryshme dhe për interesimin e besimtarëve për Kuranin fisnik në Luginën e Preshevës.

Myftiu Tërnava e falënderoi hafëz Orhanin për përkushtimin dhe punën e tij të palodhshme në kultivimin e hifzit dhe ngjalljen e kësaj tradite fisnike të popullit tonë në shërbim të fjalës së Zotit. Ai gjithashtu përmendi faktin se Bashkësia Islame e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes kultivimin e kësaj tradite fisnike të ulemasë sonë edhe në Luginën e Preshevës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…