Prishtinë, më 5 shkurt 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim z. Labib Nahhas, drejtor ekzekutiv i Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, dhe dr. Halit Eren, anëtar i bordit të këtij çmimi.
Gjatë takimit, u diskutua rëndësia e përkthimit në promovimin e dialogut ndërkulturor dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme.
Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me angazhimet dhe punët e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke theksuar kështu rolin e përkthimit në përhapjen e njohurive dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve, ndërsa z. Nahhas dhe z. Eren ndanë përvojat e tyre në promovimin e përkthimit si mjet për ndërtimin e urave të mirëkuptimit ndërkombëtar.




