1 nëntor 2019

Kryetari i  Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të Ligës së Botës Islame dhe të Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmë, Kujdes dhe Zhvillim, në Ballkan dhe në Evropën Lindore,  z. Abdullah  Rahmetullah Qari-n. Me këtë rast, Myftiu Tërnava falënderoi mysafirin për vizitën duke çmuar kontributin dhe angazhimin e Ligës së Botës Islame dhe të Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmë, Kujdes dhe Zhvillim, në Ballkan dhe Evropën Lindore,  për  procese në Kosovë dhe për projektet e përbashkëta që i kanë  me Kryesinë e BIRK-ut.

Nga ana e tij,  drejtori i Zyrës Rajonale të Ligës së Botës Islame dhe të Organizatës Ndërkombëtare për Ndihmë, Kujdes dhe Zhvillim, në Ballkan dhe Evropën Lindore, z. Abdullah  Rahmetullah Qari, shprehu falënderime për rolin dhe kontributin që është duke dhënë Myftiu Tërnava dhe BIRK-u  në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe për rolin e tij  që Kosova të jetë një vend me harmoni dhe tolerancë fetare mes komuniteteve që jetojnë në të. Ai më pas premtoi se bashkëpunimi  do të intensifikohet edhe më në  të mirë të qytetarëve të Kosovës.


Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…