Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” z. Halil Kastrati

Prishtinë, 12 prill 2021

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim drejtorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” z. Halil Kastrati.

Myftiu Tërnava falënderoi mysafirin për vizitën dhe me këtë rast çmoi dhe vlerësoi punën dhe kontributin e tij dhe të shoqatës që ai drejton në ndihmë të varfërve dhe nevojtarëve.

Në këtë takim, drejtori Halil Kastrati uroi Myftiun Tërnava për fillimin e muajit të madhërishëm Ramazan.

Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame dhe shoqatës për të mirën e qytetarëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…