Prishtinë, më 1 shkurt 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, z. Esam Dabab.

Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava dhe drejtori Dabab, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim furnizimin me libra nga “Qatar Charity” për bibliotekat e Bashkësisë Islame. Kjo bëhet me qëllim të mbështetjes së përpjekjeve të Bashkësisë Islame në përhapjen e njohurive dhe gjetjen e mënyrave që ndihmojnë mësimdhënësit, imamët dhe predikuesit të kenë qasje me lehtësi në informacionin që u nevojitet dhe të njëjtin ta bartin te të gjithë myslimanët në Kosovë.

Myftiu Tërnava edhe njëherë shfrytëzoi rastin që të falënderoi organizatën “Qatar Charity” për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur me institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke potencuar se edhe marrëveshja e sotme është në kuadër të këtij bashkëpunimi.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…