Prishtinë, 27 shkurt 2020
Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë priti në takim delegacionin e kryesuar nga Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe njëherësh është edhe anëtari i Fondacionit Al Maktoum në mënyrë solemne përuruan projektit –ndërtesës së Këshillit të BI të Kamenicës.
Me këtë rast, Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje delegacionit nga EBA dhe e falënderoi për vizitën duke e njohur me organizimin e BI-së së Kosovës.
Myftiu Tërnava falënderoi, përmes dr. Mirza As Saeg qeverinë dhe popullin e EBA-së për ndihmën që i ka ofruar Kosovës gjatë dhe pas luftës si dhe në lobimin që bën EBA që shteti ynë të njihet edhe më shumë në skenën ndërkombëtare si dhe për integrimin e Kosovës në mekanizma rajonalë dhe në ata ndërkombëtarë.
Ai më pas edhe një herë shprehu qëndrimin dhe angazhimin që ka BIRK-ut që Kosova të jetë një vend i qetë, ku të gjitha komunitetet fetare të jetojnë në paqe, dashuri dhe me respekt të ndërsjellë
“Ne shprehim konsideratën tonë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjatë ngjarjeve më të rëndësishme për lirinë dhe për shtet ndërtimin e saj.– tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava po ashtu vlerësoi lart bashkëpunimin me shtetin mik EBA-së, duke theksuar ndihmën në shumë fusha si në jetën ekonomike, kulturore, sociale, edukative dhe për këtë ndihet falënderues dhe mirënjohës për popullin dhe për qeverinë e Emirateve që po ndihmojnë në ngritjen e infrastrukturës në realizimin e shumë projekteve të BIRK-ut..
Nga ana e tij Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe njëherësh është edhe anëtari i Fondacionit Al Maktoum gjatë fjalës së tij përcolli selamet e shejh Hamdan Al Rashid i cili ka një një vëmendje të veçantë për Kosovën dhe popullin e saj. Ai veç tjerash tha se Qeveria e EBA ka vendosur Kosovën në krye të shteteve që meriton ndihmën tonë dhe me udhëzimet e EBA-së ne e shikojnë Kosovën si shtet mik dhe përcjellim nga afër situatën dhe gjendjen nëpër të cilën po kalon Kosova dhe marrëdheniet tona vetëm se po fuqizohen dhe ne ju shikojmë me një shikim vëllazëror dhe kjo është një fillim i vogël dhe ju premtojmë se do të angazhohemi edhe për projekte tjera dhe forcim të vizitave mes dy qeverive tona. Ai ka theksuar se myftiu Tërnava dhe BIRK gëzojnë mbështetje të madhe në qeverinë e EBA-së dhe popullit të saj.