Prishtinë, 22 tetor 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim atasheun për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin.
Myftiu Tërnava fillimisht i dëshiroi mirëseardhje z. Akin dhe më pas e falënderoi për vizitën duke potencuar marrëdhëniet dhe koordinimin shumë të mirë që ka me vendin mik të Turqisë .
Në këtë vazhdë, ai theksoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka me Diyanetin dhe qeverinë e Turqisë dhe shprehu dëshirën që edhe më tej të vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovës, si në aspektin e restaurimit të shumë objekteve fetare e kulturore nga ana e Turqisë ashtu edhe në përpjekjet e vazhdueshme që Kosova të integrohet në rajon dhe në mekanizma ndërkombëtarë.
Nga ana e tij, atasheu Nevzat Akin falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen duke shprehur bindjen dhe gatishmërinë që edhe më shumë të intensifikohet bashkëpunimi me institucionin e Bashkësinë Islame të Kosovës, duke çmuar kontributin dhe përpjekjet e Myftiut Tërnava që Kosova të jetë një vend i qetë ku pjesëtarët e të gjitha feve të jetojnë në paqe dhe siguri.