18 dhjetor 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë,  z.Çagri Sakar.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit Sakar dhe e falënderoi për vizitën duke e njohur me organizimin e BI-së së Kosovës.
Myftiu Tërnava falënderoi, përmes ambasadorit, Republikën e Turqisë për ndihmën që i ka ofruar Kosovës gjatë dhe pas luftës si dhe në lobimin që bën Turqia që shteti ynë të njihet edhe më shumë në skenën ndërkombëtare si dhe për integrimin e Kosovës në mekanizma rajonalë dhe në ata ndërkombëtarë.

Ai më pas edhe një herë shprehu qëndrimin dhe angazhimin  që ka BIRK-ut që Kosova të jetë një vend i qetë, ku të gjitha komunitetet fetare të jetojnë në paqe, dashuri dhe me respekt të ndërsjellë

“Ne shprehim konsideratën tonë ndaj Republikës së Turqisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjatë ngjarjeve më të rëndësishme për lirinë dhe për shtetndërtimin e saj.– tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Myftiu Tërnava po ashtu vlerësoi lart bashkëpunimin me shtetin mik të  Turqisë, duke theksuar ndihmën në shumë fusha si në jetën ekonomike, kulturore, sociale, edukative dhe për këtë ndihet falënderues dhe mirënjohës për popullin dhe për qeverinë turke.

Nga ana e tij, ambasadori turk Çagri Sakar falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe premtoi se Turqia si një vend mik dhe aleat i fuqishëm  i Kosovës do të vazhdojë të ndihmojë në projekte në të dobi të qytetarëve të Kosovë dhe do të angazhohet edhe më fuqishëm për integrimin e Kosovës në mekanizma rajonalë dhe në ata globalë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…