Prishtinë, më 30 tetor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angili, i cili shoqërohej edhe nga atasheu për Çështje Fetare, z. Bunjamin Albayrak.

Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që të uroi ambasadorin për përvjetorin e Pavarësisë së Turqisë, e njëkohësisht shprehu edhe ngushëllimet e tij dhe të institucionit që ai drejton për sulmin terrorist që ndodhi para disa ditësh në Ankara, ku mbetën të vdekur disa persona dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për format dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në sfera të ndryshme.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…