Prishtinë, 10 qershor 2020

Myftiu Tërnava priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Cagri Sakar, i shoqëruar nga këshilltari për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, z. Nevzat Sabri Akin.

Myftiu falënderoi ambasadorin Sakar për vizitën dhe në veçanti për ndihmën dhe mbështetjen madhore që shteti turk i ka ofruar shtetit tonë, institucioneve të vendit dhe popullit të Kosovës në kohë të vështira pandemie.

Ambasadori Sakar, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe vlerësoi lart kontributin dhe rolin e Bashkësisë Islame që ka pasur në këtë kohë të vështirë pandemie, duke i dalë në ndihmë besimtarëve dhe qytetarëve në nevojë përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti”. Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në fusha të ndryshme, e në veçanti në ruajtjen e trashegimisë kulturore.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…