Prishtinë, më 6 mars 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angılı.
Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar kështu punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e ri. Ai më pas e njohu atë me historikun, aktivitetet dhe sfidat që ka institucioni i Bashkësisë Islame. Myftiu tha se institucioni që ai drejton mbetet i përkushtuar për një mirëqenie të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim. “Sa i përket bashkëpunimit ndërmjet institucionit të BIK-ut dhe ambasadorëve të mëhershëm të Turqisë, mund të themi se ka ekzistuar një raport tejet i mirë, për çka shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ne e falënderojmë Qeverinë turke, Dijanet-in, Drejtorinë e Vakëfeve, TIKA-n dhe institucionet e tjera për të gjitha ndihmat dhe bashkëpunimin e mirë që kanë pasur deri më tani me BIK-un” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij, ambasadori Angılı, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe njëkohësisht me theks të veçantë e falënderoi për solidaritetin e treguar të besimtarëve myslimanë të vendit me të prekurit nga tërmeti. Ai vlerësoi lart punën dhe angazhimin e institucionit të BIK-ut për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke vlerësuar kështu harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërmjet të gjithë qytetarëve pa dallim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…