Prishtinë, 17 qershor 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim ambasadorin italian në Prishtinë, z. Nicola Orlando. Myftiu Tërnava fillimisht i uroj mirëseardhje ambasadorit italian, duke i uruar shëndet dhe punë të mirë.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin që Kryesia e Bashkësisë Islame në Kosovë ka me Ambasadën e Italisë, por edhe për mundësitë̈ që ky bashkëpunim të thellohet akoma më shumë.
Me theks të veçantë, në këtë takim u diskutua për situatën aktuale nga pandemia globale ‘Covid -19’, një situatë aspak e lehtë për dy shtetet. Mes tjerash u diskutua edhe për mënyrat se si Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ambasada e Italisë në Kosovë mund të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.
Me këtë̈ rast, Tërnava i shprehu ngushëllimet e tij për qytetarët italianë që kanë ndërruar jetë nga pandemia ‘Covid – 19’, duke lutur Zotin që të gjithë të infektuarit të shërohen sa më shpejtë.
Nga ana e tij ambasadori i Italisë z.Nicola Orlando, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kanë me BIRK-un në të mirë të qytetarëve duke vënë theksin e veçantë mbi rolin dhe kontributin që ka dhënë BIRK në përhapjen e kulturës dhe frymës së tolerancës, respektin mes komuniteteve fetare që jetojnë në Kosovë dhe ofroi mundësinë e bashkëpunimit në fushën e konservmit të trashëgimisë kulturore në Kosovë.
Në fund të takimit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ambasada Italiane në Prishtinë, u pajtuan që bashkëpunimi mes dy institucioneve të thellohet edhe më shumë në të mirë të qyetetarëve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…