Prishtinë, 13 korrik 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog.

Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje ambasadorit, njëherësh e uroi për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në këtë mision. Ai gjithashtu e falënderoi atë dhe nëpërmes tij edhe tërë Bashkimin Evropian për ndihmën dhënë Kosovës ndër vite. Myftiu Tërnava më pas e njohu mysafirin me punët dhe angazhimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe me sfidat që ballafaqohet ky institucion.

Nga ana e tij, ambasadori Szunyog, shprehu falënderime për pritjen dhe njëherësh përgëzoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti e toleranca ndërmjet besimeve dhe etnive të ndryshme.

Gjatë takimit u diskutua edhe për një sërë temash me rëndësi për të qytetarët e Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…