Prishtinë, më 16 shkurt 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim Abdurahman Al Mutejri dhe Muadh Sulejman nga Qendra “Mbreti Salman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Myftiu Tërnava i falënderoi për kontributin e vazhdueshëm të autoriteteve saudite, si dhe për bashkëpunimin shumë të mirë që kanë me Qendrën “Mbreti Salman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Myftiu Tërnava dhe përfaqësuesit e Qendrës “Mbreti Salman” nënshkruan një marrëveshje për dërgimin e 2400 pakove ushqimore për familjet nevojtare në Kosovë, e cila do të realizohet në prag të muajit Ramazan.

Nga ana e tyre, Abdurahman Al Mutejri dhe Muadh Sulejman, thanë se ndjehen mjaft të lumtur për realizimin e këtij projekti me BIK-un. Ata premtuan se në të ardhmen do të ketë edhe projekte të tjera në ndihmë popullit të Kosovës, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me BIK-un.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…