Prishtinë, 08 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, prit sot në takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahirin.
Kryetari Tahiri e falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen si dhe e uroi atë për mandatin e ri në krye të institucionit të BIRK-ut, duke i dëshiruar suksese dhe punë të mbarë.
Ndërkaq, Myftiu Tërnava, e falënderoi kryetarin Tahiri për vizitën, si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton, që bashkëpunimi i ndërsjellë mes BIRK-ut dhe Komunës së Vushtrrisë të vazhdojë edhe më tutje.