Prishtinë, më 15 nëntor 2023


Me ftesë të ministrit të Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Sulltanatit të Omanit, dr. Muhamed bin Said al Mamari, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, po merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar mbi vlerat e përbashkëta njerëzore, parandalimin e konflikteve për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut.
Ky simpozium po organizohet nga Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Omanit në bashkëpunim me Rrjetin për Paqebërësit Fetarë dhe Tradicional, si dhe me Zyrën e OKB-së për parandalimin e gjenocidit.
Në hapje të këtij Simpoziumi, fjalë hapëse mbajtën ministri i Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Sulltanatit të Omanit, dr. Muhamed bin Said al Mamari, znj. Alice Nderitu, këshilltare speciale e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Gjenocidit pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombebe të Bashkuara, z. Antonio Gueterres, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si dhe dr. Muhamed el Senusi, drejtor ekzekutiv i rrjetit.
Gjatë fjalës së tij, Myftiu Tërnava, theks të veçantë i kushtoi historikut të popullit të Kosovës, ku ndër të tjera foli për vuajtjet dhe sakrificat e popullit të Kosovës për ndërtimin e një shteti demokratik për të gjithë qytetarët, pa dallim feje apo etnie. Ai gjithashtu foli edhe për punën dhe veprimtarinë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës në sfera të ndryshme, si dhe për kontributin e BIK-ut dhënë për shoqërinë kosovare. Myftiu Tërnava i vuri theks vlerës më të madhe që ka populli shqiptar dhe ofroi shembullin më të mirë për të tjerët me bashkëjetesën fetare që kanë ndërmjet vete shqiptarët. “Sinqeriteti, drejtësia dhe guximi për ta thënë të vërtetën janë çelësi i suksesit, andaj liderët fetarë duhet t’i përqafojnë këto vlera dhe t’i përhapin ato në mesin e shoqërive të tyre” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Në këtë Simpozium, Myftiu Tërnava po shoqërohet nga shefi i kabinetit të tij, Besim ef. Mehmeti.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…