Prishtinë, 30 korrik 2020 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava nëpërmjet një konferencë për medie ka deklaruar se Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës  duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur pamëshirshëm nga virusi COVID-19, edhe në mbledhjen e fundit të Kryesisë u diskutua rreth këtij problemi që është prezent në mesin e qytetarëve tanë. “Andaj BIRK-u lajmëron të gjithë besimtarët të Republikës së Kosovës se nesër pezullohet falja e Namazit të Bajramit dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë myftiuTërnava. 

Ai ka sqaruar se kjo po bëhet me qëllimin e vetëm të ruhet  shëndeti publik i të gjithë qytetarëve tanë . ‘Vërtetë ky është një vendim shumë  i dhimbshëm për BIRK-un, por është vendim me vend ngase kemi prioritetin edhe ne si BIRK, të ruajmë shëndetin publik të qytetarëve  sepse kështu na mësojnë mësimet fetare. Ai në fund edhe një herë e ka lutur Zotin që të gjitha ata që  kanë vdekur si pasojë e këtij virusi t’i mëshiroj kurse të prekurve nga ky virus t’i shëroj e neve të na i mundësoj  që ne t’i zbatojmë të gjitha rregullta të cilat dalin nga   institucionet përgjegjëse  që vërtet të kontribuojmë që të kemi sa më pak  të infektuar me këtë virus vdekjeprurës. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…