Prishtinë, më 7 prill 2023
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i ka dhuruar mirënjohje Muharrem Salihut, në shenjë falënderimi për kontributin dhe angazhimi në jetën fetare.
Ai ndërtoi xhaminë e bukur dhe unike në Topallë të Medvegjës.
Salihu mbetet mjaft aktiv në idetë dhe investimet në këtë pjesë të ndjeshme, andaj ndërtimi i kësaj xhamie atje është i veçantë, ashtu sikurse xhamia në aspektin e arkitekturës.
Arkitekti i saj, Arbër Sadiki, u shpërblye me çmimin prestigjioz të arkitekturës islame në Riad.