Prishtinë, më 27 shkurt 2025
Nën organizimin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, sot u mbajt takimin me studentët e diplomuar në këtë fakultet (Alumni).
Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili në fjalën e tij theksoi se si institucion jemi shumë krenarë me kuadrot që kanë diplomuar në këtë fakultet. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet gjithherë e përkushtuar që t’u ofrojë kushtet më të mira jo vetëm studentëve që tanimë studiojnë në FSI, por edhe atyre që kanë diplomuar. Myftiu Tërnava, shfrytëzoi rastin që në fund të takimit t’i uroj të gjithë për ardhjen e muajit të bekuar Ramazan, duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.
Një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe dekani i FSI-së, dr. Islam Hasani, i cili në pika të shkurtra tregoi për numrin e studentëve të diplomuar, qoftë në nivelin bachelor, por edhe në atë master. Ai tha se tanimë si institucion jemi në prag të fillimit të studimeve të doktoratës, në marrëveshje me Universitetin e Malajzisë.
Në fund, edhe disa prej studentëve të diplomuar revokuan kujtimet e tyre për periudhën sa kanë qenë studentë në Fakultetin e Studimeve Islame.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…