Prishtinë, 28 mars 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, mori pjesë në shënimin e 95-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që u mbajt në Tiranë. Në këtë ngjarje të rëndësishme merrte pjesë presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta, kryetari i KMSH-së H. Skender Bruçaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të bashkësive fetare, klerikë, akademikë, profesorë, studiues, besimtarë etj.
Në këtë përvjetor jubile, presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta, i akordoi revistës “Zani i Naltë” titullin “Naim Frashëri” me motivacion “Në vlerësim të kontributit të saj të gjithanshëm në promovimin e dijes, historisë dhe besimit, duke u ofruar gjithë besimtarëve, krahas dijeve fetare, edhe mesazhe atdhedashurie, paqeje e mirëkuptimi në dobi të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare mes shqiptarëve”, duke ia dorëzuar kreut të KMSH-së H. Skender Bruçaj.
-
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua… -
Në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë u përurua xhamia e re
Prishtinë, më 28 shkurt 2025 Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar … -
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano
Prishtinë, më 27 shkurt 2025Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan
Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…