Prishtinë, më 9 prill 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të shpalljes së fituesve të garave të Kuranit, të mbajtura nën patronazhin e shejh Xhasim bin Muhamed al-Thani. Me këtë rast, ministri i Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Katarit, Ganim bin Shahin el-Ganimi falënderoi Myftiun Tërnava për pjesëmarrjen, si dhe çmoi kontributin e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai vlerësoi rolin e Myftiut Tërnava për ndërtimin e paqes, harmonisë dhe tolerancës në Kosovë.

Myftiu Tërnava falënderoi ministrin e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Katarit, El-Ganimin për mikpritjen, duke thënë se është tejet i nderuar me këtë pjesëmarrje në këtë ceremoni. Ai tha se do të shikohet mundësia që të bashkëpunohet në të ardhmen në organizimin e garave të memorizimit të Kuranit.

Në këtë garë morën pjesë më shumë se 1400 garues nga vende të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…