Myftiu Tërnava mbikëqyri punimet në xhaminë e Matit Prishtinë, 26 korrik 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, Ahmet ef. Sadriu, kryeimami i BIRK-ut Sabri ef. Bajgora si dhe zv/ kryeimami i KBI të Prishtinës, Idriz ef. Xhigolli sot mbikëqyrën punimet në xhaminë e Matit në Prishtinë. Myftiu Tërnava pa nga afër punimet dhe u informua nga përgjegjësit mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve në xhaminë e Matit. Ai u nda i kënaqur pasi që institucionet e Bashkësisë Islame dita-ditës po ndërtojnë dhe po përmirësojnë infrastrukturën e objekteve fetare për të përmirësuar jetën dhe për ta lehtësuar kryerjen e obligimeve fetare.