Sot, më datë 26.07.2018,  ditë e enjte, me ftesë të kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, u mbajt mbledhja me kryetarët dhe administratën e këshillave lokalë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi të gjithë krerët e këshillave për punën dhe angazhimin që kanë bërë dhe që po bëjnë për mbarëvajtjen dhe ecurinë e punës së këshillave.

Në këtë mbledhje u diskutua për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, me theks të veçantë për aktivitetet gjatë muajit të Ramazanit, grumbullimin e vitrave e të zeqatit, si dhepër parapërgatitjet për Haxh dhe për grumbullimin e shumave për kurbanët.

Në fund, Myftiu Tërnava porositi që të vazhdohet edhe më tutje me angazhim në të mirë të mirëqenies së gjithë qytetarëve të Kosovës. 

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…